E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Kapelo ka “letra të mira”



Fabio Kapelo është një prej kandidatëve kryesorë për bankinën e Interit. Deklarata është e presidentit zikaltër, Masimo Morati. Sipas bosit të kampiones së Italisë, trajneri aktual i Anglisë “ka letra të mira”. Morati theksoi për mediat italiane se nuk kishte marrë asnjë vendim dhe nëse ai do të bënte një “çmenduri” do të merrte Zdenek Zemanin. Guardiola ishte marrë në konsideratë prej tij, por Morati theksoi se ai vetë nuk besonte se ai do të lëvizte nga Barcelona.

MURINJO
Hoze Mourijo është trajneri i ri i Realit të Madridit. Më në fund është arritur edhe marrëveshja në Milano midis presidentit të Interit, Masimo Morati dhe atij të Realit të Madridit, Perez. Sipas gazetës sportive spanjolle, “Marca”, Reali i Madridit do të paguajë jo 16 milionë euro, por tetë milionë euro për të prishur marrëveshjen e Interit me trajnerin portugez. Mourinjo do të prezantohet të hënën në orën 13:00 dhe nga ky moment është zyrtarisht trajneri i ri i Real Madrid. Mourinjo ka fituar gjashtë tituj kampionë në tre ekipe të ndryshme: Porton (2), Celsiin (2) dhe Interin (2). Trajneri portugez ka në bilancin e tij edhe dy Liga të Kampioneve me Porton (2004) dhe Interin (2010).

Pronarët: “Mançester nuk shitet”

Familja Glazer, pronarja e Mançester Junaitid, këmbënguli se klubi i famshëm anglez nuk është në shitje. Pronarët amerikanë theksuan se ata do t’u rezistojnë të gjithë përpjekjeve për të blerë klubin “Djajve të kuq”. Gjatë 18 muajve të fundit një numër i pafund ofertash kanë ardhur për të blerë Mançester Junaitid, përfshirë edhe ofertën e një grupi të fuqishëm investitorësh. “Bordi i konsideron spekulime mediatike deklarimet për një shitje të mundshme”, - thuhet në një deklaratë. “Pronarët janë të fokusuar për një pronësi afatgjatë të klubit. Mançester Junaitid nuk është në shitje dhe pronarët nuk do të trajtojnë asnjë ofertë”.

29 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›