Morati: Kurrë SMS nga Ibra për ta shitur
Ibrahimoviç, sikurse kishte shkruar gazeta spanjolle "La Vanguardia", i dërgonte presidentit zikaltër mesazhe të ndryshme, nëpërmjet të cilave ushtronte presion që ta linin të ikte në Spanjë, duke kërcënuar se në rast të kundërt do të rebelohej. Por Morati ka përgënjeshtruar gjithçka përmes faqes zyrtare të klubit: "Nuk kam marrë kurrë SMS nga Ibrahimoviç në lidhje me dëshirat e tij profesionale apo me tratativat për transferimin te Barcelona. Më erdhi keq që lexova gjëra të tilla në gazetë".