E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery: Bajerni nuk më lë të shkoj te Real Madrid

"Bajerni i Mynihut as nuk e ka ndërmend të më lërë të largohem", është shprehur Frenk Riberi, sulmuesi i adhuruar i Realit të Madridit. Në kolonat e "Marca"-s është botuar një deklaratë e futbollistit transalpin, i cili shpreh pakënaqësitë ndaj klubit gjerman: "Nëse një ditë do të ikja nga Bajerni, do të doja të ruaja marrëdhënie të mira me klubin. Jam sjellë gjithmonë në mënyrë profesionale si brenda dhe jashtë fushës dhe nuk do të ndryshoj". Sipas "L‘Equipe" Bajerni ka refuzuar pak ditë më parë një ofertë 80 milionë euro të Realit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›