Policia e Kavajës: Seri grabitjesh nga 8 të rinj nga Vlora
TIRANë- Policia e Kavajës ka zbardhur një sëri grabitjesh të banesave dhe bizneseve në këtë qytet, duke fajësuar për këto vepra penale 8 të rinj nga Vlora, të arrestuar në tetor të vitit të kaluar. Sipas burimeve të policisë së qarkut të Tiranës, ku përfshihet dhe komisariati i Kavajës, të rinjtë Lulzim dhe Elvis Kalaja, 32 dhe 24 vjeç, Jodjan Shametaj, 19 vjeç, Gramos Shehaj, 18 vjeç, Ilirjan Mukaji, 30 vjeç, Vllasi Furxhii, 20 vjeç, Klodian Gabaj, 30 vjeç, Beslinda Lile, 20 vjeç, rezultojnë të jenë autorë të vjedhjes së një lokali në Spille të Kavajës, vjedhjes së makinerive të karburantit të firmës "Salillari", një automjeti në Boshtovë të Kavajës, vjedhjes së një banese në Kavajë, si dhe shumë grabitjeve të tjera të kryera në bashkëpunim, në periudha të ndryshme kohore. Tetë të rinjtë nga Vlora janë arrestua nga policia e qarkut të Tiranës në 21 tetor të vitit 2009 dhe me vendim të gjykatës së Kavajës ata ndodhen në masën e sigurisë "arrest me burg". Tashmë ndaj tyre rëndon akuza e "vjedhjes, kryer në bashkëpunim". (d.b/BalkanWeb)