E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma, në krye pas 104 javësh

www.albania-sport.com - Roma kthehet në krye të Serisë A, pas mbretërimit të gjatë prej 25 javesh të Interit. Fiks, pas 104 javësh, nga 23 shtator 2007, skuadra verdhekuqe ndodhet në vendin e parë. Një goditje e shëmtuar për trajnerin e Interit, Hoze Murinjo, në ndeshje e tij të 70-të në kampionatin italian, ku kishte qenë për 60 javë në krye të kampionatit: 55 javë i vetëm, 5 bashkë me skuadra të tjera. Trajneri i Romës është vetëm një hap larg rekordit të Fabio Kapelos. Roma e Ranierit ka 23 ndeshje pa humbur, ajo e Kapelos (2001-2002) kishte 24 javë. Ndeshja e ardhshme e Romës do të jetë ajo kundër Lacios.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 12 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›