E Shtunë, 31 Tetor 2026

Espanjoli, në Gllazgou për të harruar zhgënjimin

- "Të fitojmë për të hyrë jo vetëm në histori, por dhe të harojmë zhgënjimin e madh me Leverkuzenin", - kështu është shprehur sulmuesi i Espanjolit, Luis Garsia, pak orë para finales së Kipës UEFA. "Të gjithë espanjolistët e presin këtë trofe. Edhe pse Sevilja shihet si favorite, edhe ne kemi ardhur me meritë në finale. Në fushë jemi 11 kundër 11 dhe ne do të luftojmë me të gjitha armët tona".
RASTI I DYTË: Sevilja e Huande Ramos mund të bëhet formacioni i dytë që mbron titullin, nëse ajo do të fitojë Kupën UEFA me Espanjol, rivalen tjetër spanjolle në finalen e "Hampden Park". Ekipi i parë që e ka fituar dy herë rresht është po një ekip spanjoll, Reali i Madridit që e fitoi atë në vitin 1985 dhe 1986. Pasi mundi Midëllsbroun në finalen e vitit të kaluar, Sevilja dëshiron të përsërisë këtë arritje edhe në Gllazgou, por përballë do të ketë formacionin e urritur të Ernesto Valverde, që si lojtar humbi 19 vjet më parë në finalen me Bajer Leverkuzen. Do të jetë zvicerani Masimo Busaka, gjyqtari i finales të Kupës UEFA (më 16 maj). Ndihmës të tij do të jenë Matias Arnet dhe Stefan Kyhat, ndërsa gjyqtari i katërt Karlo Bertolini.
SEVILJA: "Gjërat e mira vijnë gjithmonë për atë që di të presë". Ky proverb i shkon shumë mirë për shtat portierit të Seviljes, 33-vjecarit Andres Palop. Pas gjashtë sezonesh si zëvendësues te Valnecia, Palop është shndërruar në numrin 1 të Seviljes. "Unë isha një hijepër vite të tëra dhe nuk mund të shijoja momente të tilla", - tha Palop për uefa.com. "Të arrij për dy vite rresh në finalen e Kupës UEFA, për një lojtar nuk ka momente më të mëdha", shton ai. Sevilja u kualifikua në Kupën UEFA të këtij sezoni si mbajtëse e titullit, ndërkohë që Espanjoli morri një vend si fituese e Kupës së Spanjës, kur mundi në finalen e Madridit, Real Zaragozën (4-1) në sezonin 2005-2006. Sevilja arriti në fazën e eliminimit direkt duke përfunduar e dytë në Grupin C. Në raundin me nokaut spanjollët eliminuan rumunët e Steaua Bukureshtit, për të "likuiduar" nga gjuajtjet e penalltive ukrainasit e Shahktar Donteskut. Në rrugën e saj drejt finales Sevilja eliminoi skuadrën angleze Totenhem Hotspurs, për të mposhtur në gjysmëfinale rivalët e tyre spanjollë, Osasunën.
ESPANJOLI: Edhe portieri i Espanjolit, Gorka Iraizoz, është i bindur se do të fitojë Kupën UEFA, pasi ishte në bankinë në triumfin e ekipit të tij në Kupën e Mbretit në Spanjë. Iraizso është i vetmi lojtar i Esapnjolit që ka luajtur në të 14 takimet e Kupës UEFA duke dhënë një kontribut rëndësishëm në progresin drejt "Hampden Park", duke bindur gjithmonë e më shumë trajnerin Ernesto Valverde, për vlerat e tij. Espanjoli arriti në 32 më të mirat si fituese e Grupit F, duke qenë një nga dy ekipet së bashku me Totenhemin që i fitoi të katër ndeshjet. Në 16-she, Espanjoli eliminoi skuadrën italiane Livorno, e më pas atë izraelite, Makabi Haifa. Në cerekfinale Espanjoli fitoi 3-2 në shtëpi me Benfikën dhe barazoi pa gola në Portugali. Në gjysmëfinale Espanjoli arriti dy fitore kundër gjermanëve të Verder Bremenit, duke fituar 3-0 në Barcelonë dhe 2-1 në Gjermani, duke mbërritur kështu në finalen e Gllazgout. Espanjoli priti 19 vjet për të qenë për herë të dytë në një finale, kur humbi në rrethana dramatike me Bajer Leverkuzen në sezonin 1987-1988.
BALLË PËR BALLË
Në 118 ndeshjet midis dy ekipeve në kampionatin spanjoll, Sevilja ka fituar 55 takime, Espanjoli 42, ndërsa 21 ndeshje janë mbyllur në barazim.
DY TË FUNDIT
Sevilja mundi 3-1 Espanjolin sezonin e kaluar në kampionat, më 29 prill 2007, ndërsa për këtë sezon, në muajin dhjetor Espanjoli fitoi 2-1 në Barcelonë.
STEVENS & ZOF
Vetëm dy njerëz e kanë fituar Kupën UEFA si lojtarë dhe trajner. Hub Stevens me PSV Eindhoven (lojtar) dhe Shalken (trajner) dhe Dino Zof me Juventusin.
MË I SUKSESSHMI
Trajneri më i suksesshëm i të gritha kohërave në Kupën UEFA është Xhovani Trapatoni. Italiani ka fituar dy herë me Juventusin dhe një herë me Interin.

TË GJITHË FITUESIT E KUPËS UEFA
2006 – 2007 Sevilja-Espanjol
2005 - 2006 Sevilja
2004 - 2005 CSKA Moskë
2003 - 2004 Valencia
2002 - 2003 Porto
2001 - 2002 Fejënord
2000 - 2001 Liverpul
1999 - 2000 Gallatasaraj
1998 - 1999 Parma
1997 - 1998 Inter
1996 - 1997 Shalke
1995 - 1996 Bayern
1994 - 1995 Parma
1993 - 1994 Inter
1992 - 1993 Juventus
1991 - 1992 Ajaks
1990 - 1991 Inter
1989 - 1990 Juventus
1988 - 1989 Napoli
1987 - 1988 Leverkusen
1986 - 1987 Goteborg
1985 - 1986 Real Madrid
1984 - 1985 Real Madrid
1983 - 1984 Totenhem
1982 - 1983 Anderleht
1981 - 1982 Goteborg
1980 - 1981 Ipsuic
1979 - 1980 Eintraht
1978 - 1979 Mënshengladbach
1977 - 1978 PSV
1976 - 1977 Juventus
1975 - 1976 Liverpool
1974 - 1975 Mënshengladbach
1973 - 1974 Fejënord
1972 - 1973 Liverpul
1971 - 1972 Totenhem

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›