Morati zbulon "dobësinë" për Lavecin
Për Vitin e Ri, Hoze Murinjo pritet të marrë shumë dhurata, por Masimo Morati po mendon t‘i bëjë një tjetër surprizë trajnerit zikaltër. Njëshi i Interit zbuloi se pëlqen sulmuesin e Napolit, Ezekuel Laveci, duke ngritur spekulimet se kampionët e Serisë A tashmë kërkojnë blerjen e argjentinasit. "El Poko" realizoi një gol të mrekullueshëm të dielën kundër Interit dhe paraqitja e tij ishte e jashtëzakonshme, pavarësisht humbjes 2-1. "Më pëlqen shumë Laveci. Është i ri e mund të përmirësohet edhe më shumë", pohoi Morati për "Gazzetta Dello Sport". "Po flasim për një lojtar shumë të mirë, të cilin ke kënaqësi ta shohësh në aksion".