E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kenion: Didier Drogba është i pashitshëm

"Drogba është nën kontratë për 18 muajt e ardhshëm: në janar nuk do të shkojë në asnjë vend". Nëse kjo fjali nuk është fjalë përfundimtare mbi këtë argument, sigurisht është një shtysë shumë konkrete drejt rikonfirmimit të lojtarit nga Bregu i Fildishtë në radhët e Çelsit. Këtë e thotë Peter Kenion, drejtori ekzekutiv i "Blues": "Didier është një lojtar i madh dhe e duam ta mbajmë këtu me ne. Është një nga ata lojtarë, që mund të bëjë diferencën. Në janar ne nuk do të futemi në merkato as për të blerë dhe as për të shitur lojtarë: normalisht futbollistët që ne kërkojmë nuk janë kurrë të disponueshëm në këtë periudhë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›