Moratinos: Qasje pragmatike për Kosovën
“Ne kemi diskutuar rolin konstruktiv që Serbia mund ta luaj në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe natyrisht me shqetësimin kryesor, me fokus kryesor në Bosnjë Hercegovinë dhe si mund të punojnë ne së bashku me qasje pragmatike për ta zgjidhur situatën me Kosovën, në mënyrë pozitive, pragmatike dhe konstruktive”, tha të martën në Bruksel Moratinos, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç.I pyetur nëse Serbia e sheh Bashkimin Evropian me Kosovën dhe Serbinë në familjen evropiane, Jeremic theksoi se “pozicioni i Serbisë është se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet ta ketë të ardhmen e tij evropiane”. Ai më tutje theksoi se “askush, nuk duhet të lihet anash; e gjithë gjeografia e Ballkanit Perëndimor, në opinionin tonë, duhet të integrohet në BE, sa më parë”. (rel/start)