Moratinos: Vizat do të hiqen shumë shpejt
03/06/2010 Ministri i Jashtëm të Spanjës, vend i cili mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian, është shprehur pozitiv në lidhje me vendimin që do të marrë Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. “Do të ndodhë shumë shpejt. Kam besimin se do të ndodhë këtë vit. Më në fund ju (shqiptarët) arritët atë që kërkonit. Propozimi do të kalojë në Parlament dhe në Këshill. Jam i bindur se kjo do të ndodhë shumë shpejt. Në të kaluarën kur janë trajtuar çështje të ndryshme, kur Komisioni thotë “Po” dhe jep dritën e gjelbër, nuk ka ndodhur që Këshilli apo Parlamenti Europian të thotë “Jo””, ka deklaruar shefi i diploamcisë spanjolle menjëherë pas samitit të Sarajevës, ku u fol në mënyrë të veçantë mbi heqjen e vizave.