E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Të afishohet lista e operacioneve të planifikuara

TIRANE- Ministria e Shëndetësisë është e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe për të bërë transparencën e komunikimit me qytetarët. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka firmosur urdhërin më të fundit të ndërhyrjeve kirurgjikale, që parashikon përgatitjen që më parë dhe afishimin e listës së operacioneve, si dhe shpërndarjen e operacioneve në mënyrë proporcionale.

Lajmi u konfirmua nga zdhënësja e Minsitrisë së Shëndetësisë, Alisa Demollari e cila theksoi se urdhëri do të hyjë në fuqi prej ditës së sotme dhe do të bëjë të mudnur eleminimin e përqëndrimit abuziv të operacioneve në pak duar.

“Që nga dita e sotme e në vijim, lista e operacioneve kirurgjikale të planifikuara më parë do të përgatitet e më pas do të afishohet në mënyrë të dukshme për pacientët dhe njëkohësisht për familjarët e tyre. Shpërndarja e operacioneve do të bëhet në mënyrë proporcionale duke aktivizuar të gjithë kirurgët që shërbejnë në repartet e kirurgjisë dhe duke eleminuar kësisoj, përqëndrimin e panevojshëm dhe abuziv të operacioneve kirurgjikale në pak duar” theksoi Demollari në një komunikim për mediat.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›