E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratoriumi i skafeve do të vazhdojë

 

Krerët e Policisë së Shtetit Ahmet Prençi, Pëllumb Nako dhe Rasim Boriçi pohuan dje blutë do vazhdonin të mbronin moratoriumin e skafeve, ligj të cilit tashmë i ka skaduar afati. Sipas tyre, skadimi i afatit të këtij ligji, rreth një muaj më parë nuk përbënte aspak problem ligjor, pasi parlamenti ende nuk është mbledhur për ta ndryshuar këtë apo për ta lënë në fuqi. Të paktën sipas politikës, ky ligj do të mbetet në fuqi derisa të mblidhet parlamenti i ardhshëm. Krerët e policisë, të pyetur nga gazetarët, nëse do të lejonin apo jo këtë sezon turistik, lundrimin e skafeve, apo mjeteve të tjera lundruese, të cilat ishin prekur nga moratoriumi, pohuan se do të zbatonin ligjin duke i penguar ato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›