E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti dhe Zanetti: Chelsea nuk është i pathyeshëm

Presidenti i Interit Massimo Moratti dhe kapiteni Javier Zanetti janë duke e kënduar që tani hymnin e Champions League, përderisa janë duke e analizuar që tani takimin me Chelsean.
"Kemi një motivim të lartë ndaj Chelsea. Të gjitha ekipet këtu mund të mposhten, por varet nga ne. Do të jetë një ndeshje interesante dhe natyrisht një stimul i veçantë për Jose Mourinhon që rikthehet në Stamford Bridge," i tha Moratti shtypit.
"Ne kemi patur shortin më të vështirë, por do të luajmë lojën në një nivel të barabartë.është një ndeshje interesante ndaj Chelseat, por tani mendojmë për ndeshjet tjera." theksoi Zanetti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›