E Diel, 1 Nëntor 2026

Mori para për një çertifikatë pronësie, në pranga juristi

Elbasan, 14 prill, NOA Një jurist mori para nën dorë për ti nxjerrë qytetari çertifikatë pronësie për tokën në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në qarkun e Elbasanit, por është identifikuar nga forcat e policisë së këtj qyteti dhe është vënë menjëherë në pranga.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke pohuar se arrestimi u finalizua në kuadrin e operacionit të koduar Bradasheshi 2010.

Të arrestuarit janë Arsim Berisha, 28 vjeç, me detyrë jurist në Këshillin e qarkut Elbasan, i cili i ka marrë personit me inicialet S.B, një sasi parash prej 200.000 lekë për ti nxjerre këtij të fundit çertifikata të pronësisë për tokën.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale Korrupsioni pasiv, e cila parashikohet nga neni 259 i Kodit Penal.

Ndërsa i ndaluari tjetër është Skënder Balla, 23 vjeç, lindur në fshatin Bradashesh dhe banues në Elbasan; pasi është kapur në flagrancë duke i dhënë të lartpërmendurit sasinë e lekëve prej 200 mijë lekëve.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, të cilat parashikohen nga nenet 259 e 244 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›