E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsulli italian takohet me biznesmenet e Sarandes

SARANDE- Biznesmene dhe drejtues te institucioneve te rajonit Sarande e Delvine ishin te ftuarit e takimit qe organizoi ne kete rreth konsulli italian ne Vlore. Pas 15 dhjetorit dite kur do te nise funksionimi i levizjes se lire per shqiptaret krijohet nje fushe e re operimi edhe per biznesin qe operon ne jug te vendit. Pjese e takimit ishte edhe keshilli i qarkut te Vlores ne bashkepunim me Dhomen e Tregtise dhe Industrise Vlore si dhe Bashkine e Sarandes. Konsullata e Vlores pas liberalizimit te vizave do te jete nje antene per te vendosur nje raport me te ngushte mes biznesit shqiptar dhe atij italian u tha biznesmeneve sarandiote qe merrnin pjese ne takim konsulli italian ne Vlore Sergio Strozi. Duke vijuar me tej ai u shpreh se drejtimet me prioritare ku ka nisur te duken investimet italiane dhe vemendja e biznesmeneve te shtetit fqinje jane ato te rehabilitimit te portit te Vlores i cili do te jape impakte edhe per Saranden aeroporti civil i Gjirokastres qe do te sherbeje per fluturime avionesh te vegjel si dhe dhenia e kredive favorizuese per biznese shqiptare te mesme e te vogla qe kane nevoje per fabrika e pajisje teknologjike per te cilat ai kerkoi te formulohen kerkesat pa humbur kohe. Pjesemarresit hodhen edhe ide qe pas 15 dhjetorit konsullata te nxirrte nje buletin informativ te pakten 1 here ne tre muaj me informacione ekonomike nga biznesi i dy vendeve apo me panaire ku permes tij do te vendoseshin pikat e kontaktit mes dy vendeve. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›