E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morinë- Merdarë, Thaçi: Punimet nuk do ndalen

PRISHTINE- Punimet për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdarë nuk do të ndalen. Kështu i është përgjigjur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kritikave të opozitës, gjatë interpelancës parlamentare mbi projektin për ndërtimin e kësaj autostrade të kërkuar pak ditë më parë nga Vetëvendosje.

Pavarësisht akuzave të shumta lidhur me mungesën e transparencës dhe shpenzimet e mëdha të këtij projekti, Thaci garantoi qytetarët se “punimet nuk do të ndalen për asnjë moment”.
Thaci nuk ka kursyer as akuzat ndaj Vetevendosjes duke thënë se me publikimin e një pjese të kontratës me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel&Enka”, do të dëmtohet rëndë imazhi i institucioneve të Kosovës në raport me partnerët potencialë ndërkombëtarë, të cilët janë të interesuar të punojnë dhe të investojnë në Kosovë.

Ne fjalimin e tij ne parlament, Thaci tha se procesi për ndërtimin e kësaj autostrade ka qenë më transparenti, ndërsa garantoi se deri në fillim të muajit nëntor, kompania Bechtel-Enka do të arrijë t’i përfundojë 40 kilometrat e para te autostrades. Sipas tij, për të mundësuar vazhdimin e punimeve, Qeveria e Kosovës ka ndarë nga buxheti për vitin 2011 rreth 250 milionë euro.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›