E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri Keshilli Kombetar thirrje per armatosjen e rebeleve

Kreu i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Siri u ka bërë thirrje vendeve të huaja të armatosin rebelët. Abdulbaset Sayda po fliste teksa forcat siriane vazhduan sulmet e tyre mbi qytetin e Aleppos. Sayda u shpreh po ashtu se Presidenti, Bashar al-Assad duhet të dalë në gjyq për masakrat e kryera e jo t'i ofrohet azil. Vendet  Perëndimore kanë paralajmëruar për një masakër në Aleppo, një nga qytetet më të mëdha në vend. "Ne duam armë që do të ndalonin tanket dhe avionët, kjo është ajo që duan",-tha Sayda në një konferencë në Abu Dhabi. Ai po ashtu u bëri thirrje vëllezërve arabë që të mbështesnin Ushtrinë Çlirimtare Siriane. Deri tani, rebelët nuk kanë marrë armë nga jashtë vendit. Në muajin prill, u ra dakord që rebelët do të merrnin një rrogë mujore. Për kritikët, paratë mund të përdoren për të blerë armë në tregun e zi. Zonat e mbrojtura nga rebelet jane bombarduar vazhdimisht ne ditet e fundit . Përleshjet të dhunshme u raportuan Salah al-Din te qytetit te dyte me te madh e vend .
Megjithatë, deri në fund të ditës  se shtune u duk se rebelet nuk kishin humbur terren .
Ata besohet se kontrollojne gjysmen e të gjitha lagjeve të qytetit  me tre milionë banorë .
Rusia, një aleate e Sirisë, paralajmëroi për një “tragjedi” në Alepo, duke thënë se mbështetja perëndimore për rebelët sirianë do të çojë në më shumë gjakderdhje. 
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se nuk mund të pritet që qeveria siriane të rrijë duarkryq kur rebelët po pushtojnë Alepon dhe zona të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›