E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morini porta kryesore e hyrje-daljeve

Pika e Kalimit kufitar të Morinit është kthyer në portën kryesore të hyrje daljeve për shtetasit në Shqipëri, duke lënë pas aeroportin Nënë Tereza, portet dhe pikat e tjera kufitare. Kjo periudhe ka shënuar trefishimin e numrit të pushuesve nga Kosova që kanë hyrë në Shqipëri krahasuar me vitin e kaluar.

Krahas menaxhimit të situatës si pasojë e fluksit të madh të kalimeve në Morin, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe parandalimit të trafiqeve apo identifikimit dhe kapjes së personave të kërkuar nga drejtësia. Falë sistemit TIMS në Morin këtë përiudhë janë vënë në pranga 143 persona të shpallur në kërkim nga 86 të tillë që kanë qenë vitin e kaluar.E gjithë puna mjaft voluminoze në Morin të Kukësit, që është kthyer në pikën më të madhe hyrëse e dalëse të pushesve që i drejtohen bregetit shqiptar për të kaluar pushimet e verës, po monitorohet edhe falë bashkëpunimit ndërkufitar mes policisë së kufirit të Kukësit dhe asaj të Prizrenit. Ky bashkëpunim ka ndikuar në përshpejtimin e procedurave të kalimit në kufi,parandalimin e kontrabandës dhe kalimin e personave me precedent penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›