E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri dezerton zv/presidenti Faruk al Shara

Zëvendës presidenti sirian Faruk al Shara ka dezertuar dhe ka mbërritur në Jordani. Lajmi është transmetuar nga televizioni Al Arabia e cila ka cituar një zëdhënës të ushtrisë së lirë siriane. Sipas këtij burimi, Shara është zhdukur që prej dy ditësh dhe do të dalë së shpejti në një deklaratë në televizion. Së bashku me të kanë dezertuar dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë. Ditë më parë televizioni Al Arabia kishte folur për dezertim të mundshëm të zëvendës presidentit, i cili kishte ftuar shumë zyrtarë si dhe ushtrinë që të bashkoheshin me revolucionin. Por lajmi ishte përgenjështruar dhe për dezertim ishte akuzuar kushëriri i tij. Por nga zyra e zëvendës presidentit sirian ka ardhur përgenjështrimi. Një televizion libanez transmeton lajmin se ai ndodhet në Damask duke bërë detyrën e tij. Al-Sharaa, vjec, është zëvendës president që nga viti 2006 dhe është një figurë kyce e regjimit sirian. Ai ka mbajtur dhe postin e mabsadorit në Romë në vitin 1974. Sipas televizionit Al Arabia ai ka mbërritur në damask duke kaluar nga qyteti i tij i lindjes, Dara që ndodhet 100 kilometra në jug të Damaskut. E përditshmja libaneze jep detaje të tjera duke thënë se ai ka qenë i shoqëruar nga dy zyrtarë të tjerë të lartë të ushtrisë. Që të tre kanë qëndruar të fshehur duke pritur momentin e duhur për të kaluar kufirin. Por sapo ka zbuluar përpjekjen për t’u arratisur vetë presidenti sirian ka urdhëruar një bombardim të rëndë në zonë me objektivin për të vrarë zëvendës presidentin dhe për tua hedhur fajin rebelëve. Por një natë më parë Sharaa ka arritur të kalojë kufirin I paprekur. Ndërkohë që në vend luftimet vazhdojnë sidomos në Aleppo dhe në kryeqytet, ku vetëm ditën e djeshme janë shënuar 74 viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›