E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, arrestohet një zjarrvënës

Burime zyrtare të policisë thanë se është arrestuar shtetasi Tahir Llaka, 50 vjeç, i cili akuzohet për zjarrëvënie”, thuhet në komunikatën e policisë.

 Të njëjtat burime thanë se zjarri u shfaq rreth orës 17:30 dhe u shuajt në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. "Pavarësisht se forcat e policisë dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, fatkeqësisht u dogjën 400 rrënjë fidanë ullinjtë, me vlerë 2.5 milionë lekë.

"Një procedurë ligjore për paraburgimin e 50 vjeçarit tashmë ka nisur, ndërkohë provat materiale i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme", tha policia. Gjatë dy muajve të fundit në prefekturën e Gjirokastrës janë arrestuar si zjarrvënës 18 persona./Start/

                                                                                             2012-09-08 14:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›