E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka më Metohi

Me Ligjin e ri zgjedhor, partitë politike me emra antikushtetues, siç është shprehja “Metohi” nuk do të mund të certifikohen për zgjedhje. Kryesuesi i Komisionit për Reforma Zgjedhore, Haki Demolli tha se me këtë respektohet Kushtetuta. Ndërkohë, ai tha se ende s’ka datë për takim të liderëve ku do të diskutohej përmbylla e procesit të reformës.

Pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin zgjedhor të Republikës së Kosovës, partitë politike, emrat e të cilave kanë përmbajte antikushtetuese, nuk do të mund të certifikohen për zgjedhje.

Vendimi për këtë u mor të martën në mbledhjen e anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Reforma Zgjedhore. Menjëherë pas takimit, ishte përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Halit Krasniqi, i cili foli për arsyet e këtij vendimi.

“Jo vetëm në këtë pjesë, por edhe në pjesët e tjera jemi përpjekur dhe kujdesur që t’i rregullojmë dhe konform ligjit, këto pjesë i kemi rregulluar dhe tash nuk mund të regjistrohet asnjë parti që është në kundërshtim me Kushtetutën. Edhe partitë e tjera që kanë program atakues për Kushtetutën si dhe ato akronime që janë në kundërshtim me paragrafë të Kushtetutës, nuk do të mund të certifikohen”, ka thënë Krasniqi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›