Raporti i OKB-së për ushqimin: “Europa Lindore do të preket nga kriza bujqësore”
Vende si Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria nuk do të kenë interes për tokën . Fermerët do të vuajnë rënien e çmimeve dhe do të ulin interesin për tokën
Ervin KOÇI
Kriza ekonomike do të japë pasojat e saj edhe në sektorin më jetik të globit, në bujqësi. Alarmi është dhënë nga Organizata Botërore e Ushqimit strukturë e OKB-së, e cila në raportin më të fundit studimor ka konstatuar pritshmëri negative për sa i përket të ardhmes së sektorëve jetik siç janë bujqësia dhe blegtoria. Këta sektorë që lidhen direkt me furnizimin e popullsisë botërore me ushqim do të goditen në vitet e ardhshme ku më të prekurit do të jenë sidomos vendet e botës së tretë. Në këtë listë OKB-ja ka futur edhe vendet e Europës Lindore dhe Juglindore, që sipas raportit janë vende të cilat ekonominë e tyre e kanë të bazuar kryesisht tek prodhimet bujqësore dhe më pak tek industria. Në këtë listë vendesh raporti i OKB-së rendiste dhe shtete me ekonomi shumë pak të zhvilluar si Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria, për të cilat raporti i konsideron si vende kryesisht me ekonomi të bazuar mbi bujqësinë ose blegtorinë, por në të cilat edhe ky sektor zë shumë pak peshë në zhvillimin ekonomik. Për këto vende në vitet që do të pasojnë, situata nuk paraqitet aspak optimiste, sidomos në sektorin e bujqësisë ku parashikohet një rënie e çmimeve të produkteve bujqësore në masë, si dhe një humbje e interesit për të punuar dhe kultivuar tokën. Sipas studimit, fermerët do të marrin më pak të ardhura nga prodhimet e tyre gjatë viteve të ardhshme, si pasojë e rënies së çmimeve të shkaktuara nga kriza.
Çmimet e ushqimeve
Çmimet e produkteve bujqësore parashikohet të bien në dy-tre vitet e ardhshme, para se të fillojnë të rriten, por rritja do të jetë më e vogël se ajo që bota ka përjetuar në dekadën 1996-2006, thotë studimi. Në vlerë reale, çmimet priten të mos ndryshojnë pothuajse fare në të gjithë dekadën e ardhshme. "Nuk ka shumë të dhëna që të dëshmojnë për ndonjë ndryshim të rëndësishëm strukturor që sjell rritje të çmimeve",- thotë raporti. Vitin e kaluar, bota u përball me një rritje të paprecedent të çmimeve të ushqimeve, gjë që shkaktoi protesta të dhunshme në shumë vende. Shumë u frikësuan se çmimet do të mbeteshin të larta për një kohë të gjatë, por ekspertët patën paralajmëruar se rritja kishte vetëm shkaqe të përkohshme, si ulja e sipërfaqes së tokës nën kultivim në Rusi, apo thatësira në Australi. "Rënia e të ardhurave reale të popullatës së botës do të sjellë reduktim të kërkesës për mallra bujqësore dhe për pasojë, do të ketë edhe rënie çmimesh", thuhet në raport. Ekspertët dyshojnë se kriza do t‘i shtyjë fermerët të prodhojnë më shumë në mënyrë që të kompensojnë rënien e të ardhurave, gjë që do të sjellë ulje të mëtejshme çmimesh.
Parashikimet
Në terma afatgjatë, çmimet e produkteve bujqësore dhe e ushqimeve në përgjithësi parashikohen në rritje. Deri në vitin 2018, drithërat priten të rriten me 10-20 për qind, ndërsa vaji vegjetal pritet të kushtojë 30 për qind më shtrenjtë si pasojë e rritjes së kostos së energjisë. Gjalpi pritet të shtrenjtohet më shumë, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës së shkaktuar nga ndryshimi i shijeve të botës. Raporti thotë gjithashtu se kostoja e naftës do të jetë përcaktuese për sa i përket ecurisë së çmimeve të ushqimeve. E ardhmja e kërkesës për bionaftë vihet në dyshim, për shkak se kjo lloj nafte është më e kushtueshme se ajo konvencionale dhe se çmimi aktual i naftës e nxjerr atë nga tregu. Çmimi i mishit pritet të mbetet i njëjtë përgjatë të gjithë periudhës. Çmimet e mishit nuk u rritën as gjatë krizës së vitit të kaluar. Në total, ekspertët besojnë se fermerët pritet të jenë më të varfër gjatë dekadës së ardhshme, si pasojë e kombinimit të faktorëve të ndryshëm ekonomik, të gjitha të lidhura me krizën botërore aktuale.
BSH-ja frenon rritjen e bonove të thesarit
Banka e Shqipërisë ka vendosur që të mos rrisë në mënyrë të pandalur interesat e bonove të thesarit. Interesat e këtyre letrave me vlerë u shtrenjtuan vetëm 2 pikë bazë në mesatare të ponderuar gjatë ankandit të ditës së martë, bëhet e ditur nga të dhënat e BSH-së. Interesi maksimal i pranuar për bonot e thesarit 12-mujore ishte 9.29 për qind, 1 pikë bazë më poshtë se në ankandin paraardhës. Për bonot gjashtëmujore, interesi maksimal i pranuar ishte 7.69 për qind. Ministria e Financave tërhoqi 4.8 miliardë lekë bono 12-mujore dhe 9.3 miliardë lekë bono 6-mujore. Oferta mbuloi kërkesën në masën 110 për qind, gjë që ka ndodhur rrallë gjatë muajve të fundit, ku oferta ka qenë më e vogël sesa kërkesa. Bonot e thesarit konsiderohen investim pa rrezik nga ekspertët e ekonomisë. Interesat e ofruara për bono janë shumë më të larta se ato të ofruara për depozitat me afat.
19 Qershor 2009