E Diel, 1 Nëntor 2026

Morton Abramoviç: Serbia të pranojë realitetin e Kosovës

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, diplomati amerikan theksoi se është në të mirën e Serbisë të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Sipas tij, progresi i shtetit serb do të varet në një masë të konsiderueshme nga qëndrimi i Beogradit lidhur me çështjen kosovare.

“Serbia ende nuk është e gatshme që të ndërrojë pozicionin e saj, për shkak të politikave të brendshme. Për sa kohë kjo nuk do të ndodhë, nuk do të mund të ketë as bisedime serioze për çështje të rëndësishme, si vizat, doganat e kështu me radhë. Për gjithçka është i nevojshëm pajtimi i Beogradit, që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, u shpreh Abramoviç.

Ai shtoi se në Serbi është shtuar optimizmi për faktin se asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por sipas ekspertit amerikan, kjo nuk do të ndryshojë asgjë pasi procesi i njohjes nuk do të ndalet. “Megjithatë nuk është mirë që ky proces po zvarritet. Qeveria e Kosovës dhe aleatët e saj nuk kanë bërë sa duhet në ndryshimin e kësaj situate”, vlerësoi Abramoviç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›