“Mos e bojkotoni Kuvendin”
07/09/2009 Presidenti i Republikës, Topi thirrje socialistëve me rastin e nisjes së legjislaturës së re
Kreu i shtetit u kujton deputetëve përgjegjësitë për integrimin e vendit në BE
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me rastin e fillimit të punimeve të Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë ka thyer heshtjen ndaj zhvillimeve më të fundit politike, duke e vlerësuar jo të përshtatshëm vendimin e Partisë Socialiste për të bojkotuar punimet parlamentare. Në përshëndetjen e tij kreu i shtetit ka përmendur përgjegjësitë e të zgjedhurve më 28 qershorit për të realizuar reforma në vend, jo vetëm përballë qytetarëve që i kanë votuar, por edhe përballë sfidave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Mesazhi
Numri një i shtetit shqiptar, Bamir Topi, një ditë para fillimit të legjislaturës së re u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste të mos bojkotojnë punimet e tij. Duke iu drejtuar të gjithë të mandatuarve për katër vjetët e ardhshëm, ai u kërkoi atyre të ngrihen mbi interesa personalë për çështje të rëndësishëm kombëtare. “Kauza euroatlantike dhe e ardhmja e vendit mund të kërkojnë që për interesa shumë të rëndësishëm kombëtarë ju të ngriheni mbi interesat e partive që përfaqësoni, por të keni ndërgjegjen e qetë se nuk keni tradhtuar interesat e qytetarëve që ju kanë besuar të ardhmen e tyre, duke kontribuar kështu edhe për rikthimin e besimit të humbur te politika e politikanët”, - theksoi Topi në përshëndetjen e tij. Ai u kujtoi të 140 deputetëve, veçanërisht atyre socialistë, se Kuvendi i Shqipërisë është vendi i betejës dhe i debatit politik për realizimin e një lufte në interes të qytetarëve dhe rritjes së demokracisë në vend. “Kuvendi i Shqipërisë është tempulli kombëtar i debatit politik, ku ju duhet të zhvilloni angazhimin qytetar dhe kushtetues për të forcuar më tej demokracinë parlamentare pluraliste, për të ballafaquar politikisht vizionet, për të ndarë publikisht përgjegjësitë e respektin pozitë–opozitë, por sidomos për të bashkëbiseduar me njerëzit me përgjegjësinë e madhe politike për t’u shërbyer atyre në katër vjetët e ardhshëm”, - nënvizoi kryetari i shtetit shqiptar.
Integrimi
Vijimi i rrugës së Shqipërisë me ritme sa më të shpejta drejt prosperitetit ishte një tjetër pikë e apelit të Presidentit Topi drejtuar parlamentarëve të rinj. “Shpejtësia integruese në BE varet nga vazhdimi i reformave të guximshme për shtetin ligjor, për barazinë e vërtetë politike, për një drejtësi të standardeve europiane, për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, për të zgjidhur përfundimisht çështjen e pronës, për të përsosur institucionalisht ndarjen dhe respektin e ndërsjellë të pushteteve e pavarësinë e tyre, për të ndërtuar ligje që zgjidhin probleme në mënyrë të drejtë, profesionale dhe efektive”, - vijoi ai. Presidenti kujtoi gjithashtu edhe zotimet individuale, rajonale e globale pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në përfundim të fjalës së tij ai rikonfirmoi se në cilësinë e Presidentit të Republikës do të vazhdojë të përmbushë misionin e tij si garant i Kushtetutës, si ruajtës i respektimit të ligjit dhe i interesave të shtetasve të vendit.
Falënderim për qytetarët
Më 28 qershor, në këtë ditë të shënuar qytetarët e vendit tonë dëshmuan përgjegjësi politike, pjekuri, mençuri të admirueshme nëpërmjet pjesëmarrjes së lartë e sidomos mënyrës civile e demokratike të sjelljes, me shpresën e besimin se përfaqësuesit në Kuvendin e Shqipërisë do të mishërojnë interesat e tyre dhe do të luftojnë më mirë për t’i mbrojtur ato. Duke i përgëzuar, shpreh edhe një herë mirënjohjen e thellë për gjithë popullin shqiptar, i cili 28 qershorin e memorizoi si ditën e qytetarisë, të denjë për një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Europian.