Mos ekzekutimi i vendimeve, vjen sërisht kreu i antimafias
16/03/2010 Piero Grasso rikthehet për të dytën herë në Shqipëri. Takim me prokuroren Ina Rama
TIRANE- Mos ekzekutimi nga prokuroria dhe policia shqiptare e dhjetëra vendimeve të arrestit të lëshuara nga antimafia Italiane, ka detyruar drejtuesin Piero Grasso që të vizitojë brenda një viti e gjysmë sërisht Tiranën. Numri një i antimafias pritet të vijë ditën e Mërkurë, ku fillimisht do takojë kryeprokuroren Ina Rama dhe më pas krerët e lartë të policisë dhe ministrisë së Brendshme. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se qëllimi i vizitës së Grassos është thellimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve, me qëllim arrestimin e dhjetëra personave që kanë kryer në Itali krime, por në Shqipëri jetojnë të lirë. Kjo pikë ishte diskutuar edhe në vizitën e parë të kreut të antimafias Italiane(Nëntor 2008), dhe mësohet se dy palët ranë dakord për njohjen e vendimeve. Mirëpo siç duket e thëna me të bërën ka qënë shumë larg për tu realizuar, pasi agjencitë ligjzbatuese të vendit duket se s’kanë përmbushur plotësisht kërkesat e prokurorit Italian. Ashtu si në vizitën e parë, Piero Grasso, do kërkojë arrestimin e një sërë personash, të cilët janë identifikuar, lokalizuar dhe dënuar në mungesë nga prokuroria e antimafias. Mësohet se pjesa më e madhe e këtij kontingjenti kriminal ka kryer në Itali veprat penale të trafikimit të drogës, prostitucionit dhe grabitje të ndryshme. Ata kanë mundur ti shpëtojnë prangave të karabinierëve, për arsye se sapo kanë kryer krimin janë larguar menjëherë nga Italia, në drejtim të Shqipërisë. Aktualisht pjesa më e madhe e tyre banojnë të qetë në qytete të ndryshme të vendit, dhe në disa rast ata vazhdojnë të bashkëpunojmë me grupe kriminale italiane, që kanë si specialitet trafikun e lëndëve narkotike. Ky shqetësim, ka sjellë në Shqipëri për të dytën herë në një kohë të shkurtër kryeprokurorin e antimafias Piero Grasso. Pak kohë më parë dy vendet nënshkruan një marrëveshje të përbashkët që kishte si synim ekzekutimin e vendimeve të huaja, por rikthimi sërisht i Grassos në Tiranë tregon se kjo marrëveshje ka mbetur një premtim në letër. Veç disa rasteve sporadike, si ai i arrestimit të ish-anëtarit të bandës së Lushnjës Edmond Bego që ishte dënuar në Itali me 18 vjet burg apo ndalimi i disa personave të tjerë, prokuroria dhe policia shqiptare thuajse kanë qëndruar inekzistentë ndaj kërkesës së autoriteteve italiane. Mësohet se një pjesë e individëve që kërkohen nga Italia, janë biznesmenë të njohur në Shqipëri, të cilët kryesisht veprojnë në fushën e ndërtimit dhe të lokaleve luksozë. Këta persona janë të lidhur ngushtë me njerëz të politikës, faktor ky që vështirëson arrestimin e tyre. Ndërkohë që pjesa tjetër qëndron e qetë, duke bashkëpunuar herë pas herë me grupe të tjera kriminale. Një tjetër pikë, ku do fokusohet takimi mes kryeprokurores Ina Rama dhe kreut të antimafias Italiane Piero Grasso do jetë edhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta midis dy prokurorive. Kjo gjë do diskutohet nga palët, për shkak se grupet kriminale Italiane dhe ato Shqiptare janë duke bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin në trafikun e drogës dhe atë të prostitucion. Burimet thanë se këto grupe jo vetëm që kanë arritur të sfidojnë ligjin e moratoriumit, por që prej ndalimit të mjeteve lundruese në det, ato kanë gjetur rrugë të tjera për të bërë transportimin e drogës nga Shqipëria në Itali. Lidhur me këtë fenomen, ditën e mërkurë Rama dhe Grasso, do diskutojnë për shkëmbimin e informacioneve të sakta dhe të shpejta, me qëllim kryerjen e operacioneve të përbashkëta në të dy vendet respektove.