Mos filmoni kur Nishani të zbresë shkallët
Share
Presidenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani, u përshëndet me stafin e Ministrisë së Brendshme ditën e djeshme. Më pas doli e foli për mediat. Por siç raporton Shqiptarja.com, mediat janë njoftuar nga ministria që të mos filmojnë Nishanin në momentin që zbret shkallët. Në fakt nuk ka pasur asnjë filmim të momenteve kur Nishani hyn në sallë, apo del prej saj. Po ashtu, edhe pse Nishani thotë se ka qenë në malësi në mot të vështirë, ende nuk ka pamje të Nishanit duke ecur në ato zona. Ditën kur u votua, ai eci me vështirësi drejt kutisë së votimit. Më pas vetëm sa u ngrit nga karrigia për tu dhënë dorën deputetëve.