Mos flisni për para

Roberto Mancini ka pranuar se është duke i penguar që menaxherët rival nga Premierliga flasin për fuqinë financiare të skuadrës së tij, Manchester City.
Por, italiani ka paralajmëruar se klubi nuk do ti ndal investimet. Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger sërish i ka bërë thirrje Premierligës të vendos kufizim në shpenzime.
Kurse, Mancini u përgjigj duke thënë për The Sun: “Në të kaluarën ka pasur shumë skuadra që kanë shpenzuar shuma të mëdha parash në futbollistë, përfshirë Arsenalin. Kurse, tani të gjithë flasin për paratë e Cityt. Ne kemi 11 futbollistë në ekip si gjithë të tjerët, nuk e di pse ata flasin vetëm për para”.