Mos harrojme qe njeriu nuk jeton vetem per lekë
Çdo njeri eshte unik (i veçante) dhe ne kete bukuri gjendet dhe menyra se si ai do te arrije te fitoje ne emigrim. Prejardhja jone ‘realizem socialist’ dhe te gjithe te barabarte, na çon te mendojme se edhe ketu ka nje formule qe, po ta dha njeri, ia hodhe. Nuk eshte keshtu. Une kam ne Amerike 20 vjet dhe çdo vit mesoj gjera te reja per kete komb (derisa te vdes).
Eshte vendimi im qe nuk dua ta harroj prejardhjen dhe identitetin qe, ne nje menyre me mban nga adaptimi i plote (si e bejne disa qe harrojne dhe shqipen). Jeta eshte nje gare e gjate (maratone) jo vrap i shkurter, kudo qe te jesh. Ai qe planifikon mire, i ve qellime reale vetes dhe çdo dite punon per keto qellime, arrin te plotesoje dhe endrrat e tij.
Mos harrojme qe njeriu nuk jeton vetem per leke, por per qellime me te medha; pasurim te botes emocionale dhe shpirterore. (Dreqi e hengert, qeni jeton vetem per nje kocke).
Komunikimi ne gjuhen e vendit ku jeton mbetet pjese esenciale e jetes njerezore (NUMRI 1). Eshte pikerisht ky komunikim gjuhesor qe dallon njeriun nga kafsha. Per ata qe flasin anglisht, besoj se e kuptojne fjalen ‘regjister i gjuhes’. Sa te hape gojen nje njeri dhe te flase, kuptohen shume gjera, si p.sh., niveli kulturor, gjuhesor, botekuptimor, familjar.
Çdo dite duhet te pasurojme fjalorin me gjuhe te pasur e te paster - jo koloniale - qe i ka ikur koha (te fjalorit te vendit ku jetojme). Nga ky regjister i gjuhes ndahen dhe njerezit. Ne Amerike, n.q.s. flet gjuhen e rrugeve, nuk mund te zesh pune ne gjykate. Po ashtu dhe n.q.s. flet anglishte te pasur dhe fjale te veshtira, nuk ze vend midis argateve se stonon. Nje fjale e bukur popullore thotë: “Çdo gur do te zere vendin e vet”.