E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot kthehemi, se kemi prinderit, por neser harroje

Bravo lexuesi që ka shkruar për kronikat televizive mbi emigrantët. Shume bukur e ke kapur kete pike. Perdorimi i fjales refugjat nga mediat, vjen nga mungesa e kuptimit te kesaj fjale. Jo çdo njeri ka ikur nga Shqiperia si refugjat.Plus, edhe ata qe kane ikur si te tille, jane transformuar ne nje identitet te ri nga nje shtet qe i ka mirepritur me shume se shteti meme.

Shteti shqiptar na do parate qe sjellim, por s'ka bere asnje gje te tregoje se kujdeset per kete komunitet, qe ne numer eshte me i madh se ata qe jetojne brenda kufinjve. Nje shtet largpames do kujdesej me shume per keta refugjate dhe do te dinte t’i inkurajonte, qe neser te ndihmonin ne forcimin e vendit. Sot kthehemi se kemi prinderit, por neser harroje.

Ndersa femijet tane po lindin ne vend te huaj, ata dhe ne po krijojme jeten ne vendin qe na mirepret, qe na jep identitet e na jep liri veprimi. Ne Shqiperi s'marrim dot nje certifikate, nje kopje dhe vleresim te diplomave. I bej thirrje qeverise se korruptuar dhe egoiste shqiptare; KUJDESUNI PER NE TE IKURIT, SEPSE NESER DO TE JEMI FUQIA DHE IMPULSI I VENDIT.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›