E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë të dalin me një program të qarte në fushën e shëndetësisë

Nuk ka gje me te mire se te jesh i siguruar nga ana shendetesore ne nje sistem kapitalist. Por, siguruesi duhet te tregohet pak me i informuar se çfare sherbimi i sigurohet. Në një artikull që lexova në “Shekulli”, del qarte se sa i vogel eshte diapazoni i sigurimit te semurit kundrejt pageses se bere.

Une mendoj qe do te ishte imperative qe kompania, apo kompanite e sigurimeve, te perpilojne nje broshure sherbimesh qe ato afrojne per te siguruarit. Shumica e spitaleve ne Shqiperi afrojne nje sherbim te ceket dhe jo bashkekohor. Kjo sepse nuk kane pajisjet dhe specialistet e duhur. Nese dikush kerkon te beje nje kateterizim urgjent, atij i duhet te shkoje ne Tirane. Po qe se ai vete deri ne Tirane, pas 24 oreve, nuk ka me nevoje per kateterizim. E marr kete si shembull, sepse operacione, vizita te specializuara, jane privilegj i nje pakice qe jetojne ne Tirane dhe Tirana nuk eshte e gjithe Shqiperia.

Problemi i sigurimit eshte nje problem delikat dhe, ne kushtet aktuale, i vetmi perfitues eshte kompania e sigurimit, kushdo qofte. Per mendimin tim, si mjek, nje i semure i siguruar, ne Shqiperi i afrohet jo me shume se 25% - 30% e sherbimit qe i afrohet ne Perendim. Shumica e sherbimeve te kerkuara nuk jane ose afrohen me pakice ne popullsine shqiptare.

Mendoj qe ne zgjedhjet e reja, partite politike te dalin me nje program te qarte edhe ne fushen e shendetesise, nese duhet te kene sukses te plote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›