E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Kuvendi miraton "Kodin" e "Prokurorinë"

Tiranë-Sot pritet të mblidhet për herë të fundit Kuvendi i Shqipërisë. Siç është njoftuar në seancën e fundit parlamentare të këtij sezoni por edhe të fundit për 2008-ën do të miratohen dy ligje shumë të rëndësishme. Amendamentet e kërkuara nga Presidenti për Kodin Zgjedhor dhe projektligji “Për Prokurorinë e Përgjithshme”.

Për të dy këto çështje mazhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensus, duke i miratuar ato në komisionet përkatëse. Ligji i Kodit zgjedhor, pas kthimit në Kuvend nga Presidenti i Republikës më 3 dhjetor, u rishqyrtua nga komisioni i posaçëm zgjedhor, i cili miratoi një dispozitë tranzitore që i hap rrugën caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare 2009, nga Kreu i Shtetit. Ky i fundit e dekreton datën e zgjedhjeve 7 ditë pas miratimit të Kodit.

Ligji i ri zgjedhor përcakton rregullat për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë dhe për organet e qeverisjes vendore.

Ndërsa p/ligji "Për Prokurorinë e Përgjithshme" u miratua nga komisioni i Ligjeve me konsensusin e deputetëve të majtë dhe të djathtë pritet të kalojë nesër me shumicë votash nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›