E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e tretë e sulmeve në Gaza, vdesin 300 vetë

Izraelitët kanë kryer sulme ajrore në Gazë për të tretën ditë rradhazi. Ata goditën një ndërtesë që përdorej si ministri e Brendshme nga grupi militant Hamas, që kontrollon territorin. Izraeli tha se do të bënte çdo gjë që ishte e nevojshme, përsa kohë të ishte e nevojshme, me qëllim që të ndalonte sulmet me raketa në jug të Izraelit.

Një zëdhënës izraelit Mark Regev, foli për vazhdimin e operacioni edhe disa ditë. "Kabineti izraelit autorizoi mobilizimin e ushtarëve rezervistë. Kjo po bëhet, megjithë sulmet efektive dhe të sakta kundër makinës ushtarake të Hamasit".

"Kjo makinë mbetet e fortë dhe e rrezikshme dhe kjo do të vazhdojë edhe disa ditë, përpara se ky operacion të finalizohet, duhet t'i mbajmë hapur të gjitha opsionet," tha zoti Regev.

Më herët izraelitët thanë se ishin të vendosur të ndryshonin realitetin në terren.

Ministrja e Jashtme, Tzipi Livni, tha se forcat izraelite kanë patur në shënjestër selinë qendrore të Hamasit, por ndonjëherë në luftë janë civilët ata që paguajnë çmimin. Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara theksoi se sulme të tilla ishin të predizpozuara të vrasin civilët.

Avionë izraelitë bombarduan edhe Universitetin Islamik në Gazë, një simbol i rëndësishëm kulturor për Hamasin.  

Spitalet në Gazë përballen me mungesë medikamentesh

Zyrtarët palestinezë thonë se mbi 300 vetë janë vrarë deri tani. Ndersa zyrtarët e Kryqit të Kuq thonë se spitalet kanë rezerva të pakta me medikamente.

Mes viktimave edhe dhjetëra fëmijë

Gjatë natës së djeshme aviacioni izraelit lëshoi dhjetëra raketa në Rripin e Gazës duke vrarë shtatë palestinezë, gjashtë prej të cilëve fëmijë, sipas burimeve spitalore.

Një zëdhënës i ushtrisë konfirmoi se aviacioni izraelit lëshoi dhjetra raketa gjatë natës së djeshme, pa dhënë detaje të tjera. Katër vajza të moshës nga 1-12 vjeç nga e njëjta familje humbën jetën nga një sulm ajror në Jabalia, në veri të Rripit të Gazës. Ato jetonin pranë një xhamie që ishte vënë nën shënjestrën e sulmeve ajrore.

Dy fëmijë të tjerë humbën jetën nga një sulm ajror në Rafah, në jug të Rripit të Gazës dhe i shtati që u vra ishte një aktivist nga Hamasi.

Sulmet janë përqendruar në qytetin e Gazës ku ndërtesa e Ministrisë së Brendshme të Hamasit është shkatërruar plotësisht, bëri të ditur një korrespondent.

Një avion bombardoi Universitetin Islamik në Gaza, që ishte plot me nxënës pasi konsiderohej si një bastion i lëvizjes islamike të Hamasit pa shkaktuar viktima, deklaruan dëshmitarët.

Izraeli ndërmori të shtunën një operacion kundër Hamasit, në Rripin e Gazës  ku si pasojë humbën jetën për 3 ditë mbi 300 persona dhe 1 420 të tjerë u plagosën sipas burimeve spitalore në Gaza.

Reagime ndërkombëtare

Një zëdhënësi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Gazë, Iyad Nasr, i tregoi BBC-së për gjendjen në spitalet e territorit dhe shpejgoi se si po përpiqej të ndihmonte organizata e saj. "Spitalet janë duke punuar me maksimumin e kapaciteteve për shkak të mbylljes së Gazës prej muajsh të tërë."

Me numrin aktual të të lënduarve dhe burimet e pakta për këto spitale, ato janë boshatisur." "Komiteti i Kryqit të Kuq iu përgjigj në mënyrë pozitive një apeli emergjence të bërë nga ministri për Shëndetin dhe furnizoi me pajisje mjeksore që mund të përballojnë rreth 400 të plagosur," tha zoti Nasser.

Një polic egjiptian ishte në mesin e të vrarëve në skenat kaotike, kur dhjetra palestinezë kaluan gardhin e kufirit përpara se të ktheheshin prapa prej policisë egjiptiane.

Në mbarë botën arabe dhe në disa kryqytete evropiane mijra vetë kanë dalë në demonstrata kundër aksionit ushtarak izraelit.

Disa demonstrues u bënë thirrje qeverive që të ndërmarrin veprime të ashpra ndaj Izraelit.

Egjipti, që ndihmoi në negociatat për armëpushimin mes të dyja palëve në fillim të këtij viti, kërkoi dhënien fund të sulmeve.

Siria pezulloi bisedimet e indirekte të paqes me Izraelin.

Më herët Këshilli i Sigurimit i OKB-së, bëri thirrje për dhënien fund të dhunës dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ban ki-Moon, i bëri thirrje Izraelit të që hapën pikëkalimet që të sigurohet shpërndarja e ndihmave humanitare. /BBC/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›