E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos harroni të ndryshoni orën!

Me qëllim që të përfitohet sa më tepër nga energjia diellore, çdo të dielë të fundit të marsit ka filluar të praktikohet ndryshimi i orës, duke e çuar 1 orë përpara (ora o2:00 bëhet ora 03:00).

Ndërsa tani ka ardhur koha që ora të rikthehet në pozicionin e vet. Kështu nesër në të gjithë Evropën dhe më gjerë ora 03:00 e mëngjesit do të bëhet 02:00 e mëngjesit, pra do të kthehet një orë mbrapa.

Ndryshimi i orës me parë ne Evrope ka qene jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi te përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës se pare te naftës dhe kur disa vende vendosen te çojnë përpara orën ne mënyrë qe te shfrytëzonin me shume dritën e diellit dhe te konsumonin me pak energji elektrike. Ndryshimi i orës për çdo vit mendohet se bën të kursehen rreth 600 milionë kilovatë energji./Start/F. P/

                                                                                             2011-10-29 10:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›