E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen me drogë, pranga dy personave në Shkodër

Lajmi bëhet i ditur nga policia e Shkodrës, e cila saktëson se në pranga përfunduan 29-vjeçari Elvis Kajtazi, lindur në Pejë të Kosovës dhe banues në Podgoricë të Malit të Zi dhe 34-vjeçari Pllumb Podja, banues në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në periferi të qytetit të Shkodrës, në automjetin më të cilin udhëtonin dy shtetasit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  6 pako me material bimor kanabis sativa në formë boçe. Lënda narkotike në gjendje të tharë peshonte 4 kilogramë.

Në automjetin që drejtohej nga Kajtazi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një sasi prej 1155 eurosh.    

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka nisur menjëherë hetimin ndaj personave të arrestuar, ndërkohë që pritet në vazhdimësi të zbulohen edhe persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së lëndës narkotike. /Start/

                                                                                             2011-10-29 10:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›