E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi hyn në fuqi, paga minimale 20 mijë lekë

Dy javë më parë Qeveria shqiptare miratoi pagën bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme të zbatohet nga cdo person fizik dhe juridik. Vendimi është botuat dje në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë zyrtarisht në fuqi.

Paga minimale do të jetë 20 mijë lekë në muaj. Në këtë vendim është parashikuar edhe paga minimale për honoraret, që do të jetë 115 lekë. Sipas sistemit të pagave të punonjësve mbështetës, mbi pagën bazë jepen shtesa për vështirësi pune.

Shtesat janë në varësi të vjetërsisë së punës, vështirësive dhe kushteve të punës për orët jashtë kohës normale të tij. Duke llogaritur këto shtesa, paga për punonjësit që punojnë në punët e thjeshta në sektorin shtetëror shkon mesatarisht 30 mijë lekë në muaj.

Sipas vendit që hyri dje në fuqi, efektet në ndryshimin e pagës minimale do të zbatohen që nga data 1 korrik 2011.

Sipas INSTAT-it, pagën mesatare më të lartë në Shqipëri e ka sektori i transportit dhe komunikacionit me 39 800 lekë, i ndjekur nga sektori i industrisë me 39 433 lekë, i tregtisë me 37 200 lekë dhe ngandërtimi që ka një pagë mesatare prej 36 200 lekësh. /Start/

                                                                                             2011-08-11 10:06
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›