E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mos i trazo grethat me krande, se do i trazosh për të keqen tande”

Më vjen keq për PS që ka ra në pikë të hallit e udhëhequr nga një grup gangsterash, ish-bllokmenësh a trashëgimtarë të drejtëpërdrejtë të këtyre bllokmenave, që për 50 vjet punuan në kurriz të popullit tërë të zezat, që mund të bënte një përbindësh, e në veçanti akoma më shumë nga këto përbindesha me fytyrë njeriu e pësuan të persekutuarit dhe pronarët, klasa më fisnike e kombit.

Këta gangstera nuk kanë asnjë vizion politik, por për interesat e tyre meskine, po e shndërrojnë PS në një turmë amorfe, në pikë të hallit, si Han Karriqi në mes të dy rremave, as ke hapa, as ke hupa, as e majtë evropiane që pretendon të bëhet, por as e djathtë, vçse çdo ditë e më tepër që po kalon, po e shndërrojnë në turmë të Haxhi Qamilit, pararendëse e rebelimeve allakomuniste, që pretendojnë të bëjnë, por llogaritë po i bëjnë pa hanxhiun, që në këtë rastë është populli i shumëvuajtur nga këta e baballarët e tyre

Kongresi i tyre i përngjau më shumë një kuvendi grash llafazane te çezma e fshatit, sesa një kuvendi të pjekur, i cili i hap horizont vendit drejt progresit evropian. Aty u dëgjuan klithje alla Haxhi Qamilçe, për mosbindje civile, për dhunë revolucionare, që të mund ta shndërrojnë në luftë civile si dikur, që luftën çlirimtare, baballarët e tyre e shndërruan në luftë civile, por u themi preras këtyre dallkaukëve politikë, mos i trazo grethat me krande, se do i trazosh për të keqen tande.

Në programin e tyre, në këtë kongresë, medemek, na paskan qarë hallin, ne të persekuturve dhe pronarëve... Dhe kush, ata dhe fëmijët e tyre që na persekutuan e na shpërfillen për 50 vjet? Si i rren mendja, se janë shumë të zgjuar këta pinjoj të bushtrës komuniste, që të na e shesin sapunin për djathë? Në rast se e kishin më të vërtet seriozisht, se qenkan bërë pishman për çka u kanë punuar të persekutuarve e pronarëve për 50 vjet, pse në 1/3 e kryesive të tyre nuk lanë vend për këtë shtresë që gjoja u qakan hallin, kujt duan t’ia hedhin? Lind pyetja, pse këtë radhë janë kaq të kamufluar, bëjnë sikur na qajnë hallin, jo se u dhimbemi, por se e dinë fare mirë se koha e Stalinit dhe e Enverit ka perënduar, vendi jonë është në NATO, e po futet në BE. Mendoj se intelektualët e vërtet, që s`kanë rënë pre e punisto-mafiozve, që aktualisht militojnë në PS, do gjejnë forcë për t`u rigrupuar, qe ta shpëtojnë PS nga kthetrat e këtyre gangsterëve, se PS e tipit evropian është vlerë shumë e çmuar për demokracinë e vendit, e ne si popull i shumëvuajtur për mijëra vjet në diktatura pushtuese e diktatura komuniste, kemi më shumë se çdokush tjetër nevojë për Demokraci.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›