E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet kasaforta e një biznesmeni me 50 mijë dollarë

Vidhet kasaforta e një biznesmeni brenda
së cilës ndodheshin 50 mijë dollarë
dhe një sërë dokumentesh pronësie.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës,
ndërkohë që policia ka nisur hetimet për
zbardhjen e saj. Hajdutët kanë mundur të
hyjnë në apartamentin e biznesmenit, të
marrin kasafortën e të zbresin pa u hyrë
ferrë në këmbë, pavarësisht se pallati ruhej
me roje. Burimet policore të kryeqytetit
bënë të ditur se shërbimet e Komisariatit
nr. 2 janë njoftuar të dielën pasdite, rreth
orës 17:00 se një vjedhje banese kishte
ndodhur te rruga "Irfan Tomini". Denoncuesi
ka qenë biznesmeni Dilaver R., 59
vjeç, i cili ka shpjeguar se i kishin thyer
banesën. Me t‘u njoftuar, në vendin e ngjarjes
kanë shkuar shërbimet e policore, të
cilat kanë konstatuar se vjedhja ka ndodhur
te një pallat, pas një karburanti. Pronari
i banesës ka treguar se ai me familjen
kanë qenë duke u marrë me biznesin dhe
nuk ndodheshin në banesë, por kur janë
kthyer, kanë konstatuar thyerjen e banesës.
Kur policia, bashkë me të dëmtuarin, kanë
hyrë brenda, është konstatuar se ishte
marrë e gjithë kasaforta, pavarësisht peshës
së saj. I dëmtuari ka treguar në deklaratën e
tij se brenda kasafortës ndodheshin rreth
40 mijë dollarë dhe 1 milion lekë. Ai ka
treguar se aty ruante edhe disa dokumente
shumë të rëndësishme pronësie. Policia ka
arritur të gjejë disa gjurmë në vendngjarje
dhe mendohet se kanë qenë dy persona.
Nga ana tjetër, policia tha se dyshohet se
kasaforta është zbritur nga shkallët, por
nuk kuptohet si nuk është vënë re nga
askush. Madje, sipas policisë, pallati ruhej
me roje, e për këtë arsye, ai është shoqëruar
në Komisariatin nr. 2. Atij i është marrë
një deklaratë në lidhje me këtë ngjarje,
si person që ka dijeni për rrethanat e saj,
ndërkohë që po punohet për identifi kimin
dhe kapjen e autorëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›