E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos më krahasoni me Ronaldon

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 21:31

Nani nuk dëshiron të krahasohet me bashkëkombësin e tij, Cristiano Ronaldo. Ylli portugez ndien se ka ende për të ofruar në Manchester United.

Mesfushori ofanziv, i cili e nisi sezonin e pestë me ekipin e Sir Alex Fergusonit, ndihet mirë që e ndihmoi ekipin nga Old Trafford ta fitonte titullin e 19-të në Premierligë.

Në Angli, Nanin e krahasojnë me Ronaldon, i cili iu bashkua Real Madridit në vitin 2009 për 85 milionë funte.

“Viti i kaluar ishte më i miri në karrierë, definitivisht më i qëndrueshmi. Shpresoj që ky që filloi tash, të jetë edhe më i mirë. Do ta jap maksimumin. Nëse jam në formë në çdo lojë, jam i sigurt 100 për qind se do ta jap maksimumin dhe do të kontribuoj për ekipin. Kjo është një mundësi e mirë që të tregoj se mund të jap edhe më shumë dhe se jam lojtar i mirë, me mentalitet të fortë. Gjithmonë punoj që të jem i suksesshëm dhe ta ndihmoj ekipin për të fituar trofe”, deklaroi 24 vjeçari.

“Për pesë vjet, gjithmonë e njëjta gjë. Është gjithçka rreth Ronaldos: Ju duhet të jeni sikur ai. A po luani sikur ai? A mendon se mund të bësh sikur ai? Gjithmonë kur bëj diçka të mirë, është e njëjta gjë. Jam qe pesë vjet këtu dhe njerëzit e dinë se çka mund të bëj. Unë jam vetvetja”, vazhdoi Nani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›