E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri, hero i Zvicrës (VIDEO)

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 22:39

Xherdan Shaqiri ka qenë hero i Zvicrës, në fitoren 3:1 ndaj Bullgarisë. Mesfushori shqiptar ka shënuar tri gola për ekipin Helvetik, duke ia shtuar gjasat reale për kualifikim në Euro 2012.

Ekipi i Ottmar Hitzfeldit e ka parë veten në disavantazh në minutën e nëntë, kur shënonte Ivan Ivanov për mysafirët. Mirëpo, ylli i Baselit ka realizuar het-trick në minutat 45, 62 e 90, për t’ia sjell gëzimin ekipit bardh e kuq.

Futbollisti nga Gjilani e lëshoi fushën në minutën e fundit, i duartrokitur nga të gjithë, për t’ia lënë vendin Ben Khalifas. Tek Zvicra, nga minuta e parë kanë luajtur edhe tre futbollistët tjerë shqiptarë, Admir Mehmedi, Blerim Xhemajli e Granit Xhaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›