E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuq dhe Zi

Kombëtarja shqiptare e ka pasur një natë me ngjyrat Kuq dhe Zi. E kuqja u takon kartonëve që morën Ansi Agolli e Erjon Bogdani, ndërsa e zeza, një natë e errët, ngase pësoi humbje 2:1 nga një ekip amator, siç është Luksemburgu. Mungesa e disa lojtarëve nuk e arsyeton humbjen turpëruese të Kuqezinjve, të cilët patën njërën prej paraqitjeve më të dobëta në vitet e fundit. Nga Moral Pozhegu më 06 shtator 2011 në ora 22:29

Kuq dhe Zi. Këto janë ngjyrat që e ndoqën Kombëtaren shqiptare sonte në Luksemburg. E kuqja u takon kartonëve që i morën Ansi Agolli e Erjon Bogdani në pjesën e dytë, ndërsa e zeza, për natën e errët, nëpër të cilën kaluan Kuqezinjtë, pasi që pësuan humbje nga një ekip amator siç është Luksemburgu, me rezultat 2:1.

Mungesat në mbrojtje që pati ekipi i Josip Kuzes (Lorik Cana, Debatik Curri, Armend Dallku e Andi Lila), nuk mund ta arsyetojë një humbje të tillë. Ngase, Shqipëria pati një paraqitje dizastër, katastrofale, njërën ndër më të dobëtat në vitet e fundit.

Ata e zotëruan fushën vetëm për 20 minuta, në pjesën e dytë, asgjë më shumë. Pjesa tjetër e lojës i takoi ekipit simpatik, Luksemburgu, i cili shënoi kështu fitore historike, të parën në këto eliminatore. Vendësit kaluan në avantazh në minutën e 27-të me anë të Gilles Bettmer, të cilit i erdhi një top i dëbuar nga mbrojtja kuq e zi.

Gjërat më keq për Shqipërinë i bëri Ansi Agolli, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54-t, kur e goditi me bërryl lojtarin kundërshtar. Mirëpo, shpresat e shqiptarëve i shtoi Erjon Bogdani në minutën e 64-t, kur e shënoi golin e barazimit, pasi iu kthye një top nga portieri vendës, nga një gjuajtje e Ervin Skelës.

Për futbollistin e Cesenës, ky ishte goli i 15-të në fanellën e Kombëtares, rekord absolut. Mirëpo, ëndrrat e Kuqezinjve i shoi zëvendësuesi Aurelien Joachim, i cili e realizoi golin e avantazhit dhe të fitores për Luksemburgun (78’).

Bogdani e ndoqi rrugën e Agollit në minutën e 85-të, duke u skuqur dhe duke e lënë Kombëtaren me 9 lojtarë, që është e kuptueshme se në minutat e fundit, ekipi i Kuzes nuk mund të bënte asgjë më shumë.

Kjo humbje e lë Shqipërinë në pozitën e parafundit në tabelë, në Grupin D me 8 pikë të grumbulluara. Në dy ndeshjet e fundit, trajneri Kuze e ka mundësinë t’i provojë lojtarët e rinj, para fillimit të eliminatoreve për Botërorin ‘Brazili 2014’, ku natyrisht nevojiten ndryshime dhe gjak i ri.

Kualifikimet për Euro 2012

Grupi A

Rezultatet
Azerbajxhani – Kazakistani3:2
Austria – Turqia0:0

Tabela
1. Gjermania24
2. Turqia14
3. Belgjika12
4. Austria8
5. Azerbajxhani7
6. Kazakistani3

Grupi B

Rezultatet
Rusia – Rep. e Irlandës0:0
Maqedonia – Andorra 1:0
Sllovakia – Armenia 0:4

Tabela
1. Rusia17
2. Rep. e Irlandës15
3. Armenia14
4. Sllovakia14
5. Maqedonia7
6. Andorra0

Grupi C

Rezultatet
Estonia – Irlanda V.4:1
Serbia – Ishujt Faro 3:1
Italia – Sllovenia 1:0

Tabela
1. Italia22
2. Serbia14
3. Estonia13
4. Sllovenia11
5. Irlanda V.9
6. Ishujt Faro4

Grupi D

Rezultatet
Bosnja – Bjellorusia 1:0
Luksemburgu – Shqipëria 2:1
Romania – Franca 0:0

Tabela
1. Franca17
2. Bosnja e H.16
3. Rumania12
4. Bjellorusia12
5. Shqipëria8
6. Luksemburgu4

Grupi E

Rezultatet
Finlanda – Holanda 0:2
Moldavia – Hungaria 0:2
San Marino – Suedia 0:5

Tabela
1. Holanda24
2. Suedia18
3. Hungaria18
4. Finlanda9
5. Moldavia6
6. San Marino0

Grupi F

Rezultatet
Kroacia – Izraeli 3:1
Letonia – Greqia 1:1
Malta – Gjeorgjia 1:1

Tabela
1. Kroacia19
2. Greqia18
3. Izraeli13
4. Gjeorgjia10
5. Letonia8
6. Malta1

Grupi G

Rezultatet
Zvicra – Bullgaria 3:1
Anglia – Uellsi 1:0

Tabela
1. Anglia17
2. Mali i Zi11
3. Zvicra8
4. Bullgaria5
5. Uellsi3

Grupi H

Rezultatet
Danimarka – Norvegjia2:0
Islanda – Qipro 1:0

Tabela
1. Portugalia13
2. Danimarka13
3. Norvegjia13
4. Islanda4
5. Qipro2

Grupi I

Rezultatet
Skocia – Lituania 1:0
Spanja – Lihtenshtajni

Tabela
1. Spanja18
2. Çekia10
3. Skocia5
4. Lituania5
5. Lihtenshtajni4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›