E Diel, 1 Nëntor 2026

Mos me pasë frikë nga regjistrimi

Preç Zogaj

Pavarësisht se nuk thuhet hapur, nuk ka dyshim  se  shqetësimi kryesor  i partive, shoqatave  dhe individëve  që kundërshtojnë  censusin është ky:  mos  komunitetet dhe grupet  ku bëjnë pjesë apo mëtojnë të përfaqësojnë në pikwpamje  etnije dhe feje do të dalin më pak se sa janë apo më pak se sa ata mendojnë se janë?

Përfaqësues të minoriteteve në  Shqipëri kanë  frikë se nga deklarimi i etnisë do të firojnë qytetarët shqiptarë me kombësi greke, maqedonase apo malazeze.  Kisha ortodokse qëndron në heshtje, por vigjilente prapa këtij shqetësimi.

Në pozicionin e kundërt, PBDI dhe ndonjë subjekt tjetër politik kanë frikë se  Greqia do  të investojë  në  formë të ndryshme që  censusi  të nxjerë  më shumë minoritarë  grekë, për  rrjedhim  më pak shqiptarë.

Një apo dy shoqata  fetare myslimane druhen se mos do të manipulohet me  besimin dhe për rrjedhim  mund  të kemi lëvizje në shifrën  e vjetër që tregon  shtrirjen e  besimit  mysliman në vend. Se mos nuk del siç e la pushtimi osman një shekull më parë.

Aleanca Kuq e Zi, që ka ka zhvilluar një fushatë  të gjatë kundër  deklarimit të  etnsië dhe fesë,  ka  lënë të kuptohet qartë në gjithë artikulimet e veta se zhurmën e madhe e bën për etninë, por shqetësimin e  ka për fenë edhe ajo.

Në gjithë këtë festival kundërshtarësh kundërshtarë , ku njëri është kundër censusit ngaqë mendon se do të përfitojë  tjetri dhe anasjelltas, vetëm Kisha Katolike ka shprehur mbështetjen e saj të matur për procesin,  duke   paralajmëruar ndërkohë  se ajo  ka gjithnjë të dhënat e veta  për  komunitetin e  besimtarëve katolike  në vend

Në parim, shqetësimet pwr saktwsinw janë  normale, legjitime.  Denoncimi i presioneve dhe manipulimeve  është i domosdoshëm. Të gjithë kanë të drejtë për trasparencë dhe rregulla të qarta. Të gjithë duam që me  vertetësinë  e vet  të pakontestueshme  censusi të shërbejë  edhe për  njohjen,  edhe për kohezionin e  shoqërisë shqiptare. Në këtë pikë qeveria duhet të bëjë shumë më shumë për  të forcuar garancitë se regjistrimi, përpunimi  i të dhënave dhe nxjerrja e përfundimeve  janë e do të do të jenë në dritë të diellit.

Mirëpo vetë konfigurimi i kundërshtive ndaj  këtij procesi tregon se, përveç  të metave që mund të rregullohen me ndërhyrje  apo masa administrative,  ekziston edhe  një shqetësim i pandreqshëm.  Disa duan që rregjistrimi të  mos bëhet fare. Pra janë kundër rregjistrimit si  akt. Disa të tjerë duan që regjistrimi të bëhet në kushtet që u intereson vetëm atyre. Nga kjo pikpamje qeveria  e ka bërë ligjin keq për të gjithë  këta kundërshtarë. Paradakosalisht, ky faj i madh  në dukje, e shpëton qeverinë. Asnjë qeveri, as kjo e sotmja, as ato që do të vinë në të ardhmen nuk mund ti japin përgjigje  një frike të kësaj natyre. Do të ketë gjithmonë përfaqësues minoritetesh apo  nacionalistë  të stampës së vjetër që do të duan ta shmangin përballjen me saktësinë,  duke e  lënë sa më evazive punën e numrave; do të ketë gjithashtu  bërthama miletesh, që do të  dëshërojnë të mbajnë një gjendje  përjetesisht të konservuar përsa i përket raporteve të individit me besimin dhe fetë, duke injoruar zhvillimet e brëndshme në ketë fushë. Regjistrimi nuk ka çna duhet,  - do të  përserisin me një gojë  këta njerëz, duke gjetur lloj lloj argumentesh e justifikimesh. Mirëpo  censusi  i duhet Shqipërisë. Jo vetëm se është një kërkesë e Bashkimit Europian ku duam të integrohemi,   por  mbi të  gjitha për  të kompletuar  veprën e madhe të të qënit një  vend dhe një popull me letra.  Në enciklopedi të ndryshmme  të  botës të dhënat për Shqipërinë dhe shqiptarët janë  shpesh kontradiktore, si të ishte fjala për një popull  nomad pa inventar.

Veç kësaj, rëndom, të dhënat që jepen i referohen një kohë tepër të shkuar,  a thua se jeta nuk lëviz drejt modernitetit, po ka ngrirë në ketë vend. Censusi  i saponisur jep shanset për një fotografi të  gjallë, dinamike  dhe të saktë të Shqipërisë moderne  bashkohore. Kemi dëgjuar disa  bashkatdhetarë të thonë se  vetëdeklarimi fetar  është i dëmshëm   dhe mund të trazojë  harmoninë ndërfetare  në Shqipëri. Prapa këtij shqetësimi  ka diversionistë, por ka padyshim  edhe burra të urtë e të respektuar që e mendojnë kështu këtë çeshtje pa asnjë paragjykim.  Me diversionistët nuk ia  vlen të dikutojmë. Me të urtët po. Ka shumë argumente dhe kundërargumete  që duhen parë  me realizëm. Filozofi francez  Renan  thotë  për  çeshtjen e feve  një gjë shumë  origjinale, të cilën e ka përdorur edhe shkrimtari ynë i shquar Ismail Kdare  në esenë e tij të fundit Mosmarrëveshja. Renan  këshillonte  se çeshtja e historikut të zanafillës së dukurisë hyn në ato që popujt  nuk kanë arsye  tju kthehen e ti hapin kohë e pa kohë.   Është e qartë se të gërmuarit  vend e pa vend në zanafillën e dukurise mund të trazojë harmoninë ndërfetare. Por jo  vetëdeklarimi. Ca më pak vetëdeklarimi  i individit të lirë në një shoqëri  demokratike. Shtrojmë një pyetje: Nga i kemi marrë  të dhënat që referojmë prej  tetë  dekadash  për  besimet fetare në Shqipëri? Nga një regjistrim apo jo? Nga një regjistrim i kryer në kushtet e një Shqipërie shumë të prapambetur, pothuajse  analfabete,  e pavarur por  e padistancuar akoma në kohë nga  pushtimi atoman, pra  e padeosmanizuar. Pse atëherë duhet të ketë frikë nga  regjistrimi fetar në kohët moderne, me një  popull mesatarisht  shumë të shkolluar  dhe europianist në orjentim, siç është  populli i sotëm i Shqipëris렠 dhe me mjete të  pakrahasueshme trasparence, siç është, përshembull, shtypi i lirë.  Janë të gjitha mundësitë  të reflektohen pozitivisht mangësitë e regjistrimit të vjetër, por nuk ka arsye për të mbetur te i vjetri.  Ma merr mendja se frika kryesore  lidhet  me pasojat që ka krijuar sekularizmi në Shqipëri , një realitet  që, përtej ateizmit të dhunshëm të regjimit  hoxhist, është  krijuar nga zhvillimi, nga  raportet e reja të shtreses intelektuale dhe jo vetëm intelektuale  me filozofinë dhe shkencën,  sikurse  ka ndodhur në Francë, në Itali e në  vendet e  tjera perëndimore.  Në Shqipëri  ka shumë që daklarohen ateistë dhe që mund tu mungojnë shoqatave dhe institucioneve fetare në statistikat e tyre. Megjithese politizimi i kësaj çeshtjeje  ka  bërë që në  fasha të caktuara  të shoqërisë feja të mos jetë besim, por orjentim. Gjithsesi, ky është një proces që nuk përballohet me arbitrarizëm. Komunitetet fetare  në Perëndim e kanë pranuar sekularizmin  brenda logjikës së  bashkejetësës dhe  përkushtimit për të vërtetën e Zotit. Liria  nuk mund të ndalojë liritë.

Thirrjet plot alarm  kundër  vetedeklarimit   të etnisë janë  ndërkaq  nga gjërat me të shëmtuara që mund të dëgjojë njeriu. Nuk dua ta thjeshtoj dhe banalizoj fare, por në fund të fundit i thuhet shqiptarit të mos deklarojë se është shqiptar në formularin që i jep qeveria e  tij. I thuhet minoritarit  të mos deklarojë  kombësinë e  të parëve të vet. Po kush  tjetër mund ta organizojë  censusin në Shqipëri përveç qeverisë së Shqipërisë? Mos duhet të presim qeverinë e një vendi tjetër?   Disa individë kanë marrë rolin e tutorëve të  shtetasve, sipas tyre të  manipulueshëm, që mund të gënjehet  me karamele për të dhenë në shkëmbim jo çfarëdo, por vetë entinë, rrënjët,  identitetin kombëtar, pra pasurinë më të madhe që ka individi dhe  familja shqiptare. Po të ishte kështu, shqiptarët dhe Shqipëria  do të ishin zhdukur me kohë. Shqiptarët  e ruajtën gjuhën dhe atë  mister të  identitetit që quhet shpirt kombëtar në periudhat me të errëta dhe më tragjike të historisë së tyre.  Dhe do ta dorëzuakan tani që  Shqipëria është anëtare e NATO-s! Hajde mendje, hajde! – thonë  nga jugu.

Njoftimet  e përditshme të shtypit tregojnë se qytetarët shqiptarë, në shumicë, po orjentohen drejt  në shtjellën e dilemave, kundërshtive,  shqetësimeve dhe spekullimeve që rrethojnë censuin. Po e marrin me pozitivitet, po përgjigjen. Është sjellja më e drejtë, që duhet shqëruar me një vemendje më të madhe për të gjithë pyetjet  e formularit.  Censusi nuk është i qeverisë, pavarësisht se e organizon qeveria.  Censusi në thelb është i popullit, i sh

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›