Ne rruge!
Bardhyl Emini
Ta zeme se nga ana politike gjithecka po shkon ne rregull. Pra, Shqiperia ka plotesuar te gjitha kriteret e duhura per fillimin e negociatave, apo akoma me zi, ajo i ka plotesuar te gjitha kushtet per tu futur ne B.E. Do te tronditet gjithecka, qielli do te ndizet zjarr, do te vallzoj foshnja ne bark te nenes. Ne fund, kryeministri aktual i vendit do te shqyhet neper tribuna e podiume, do te shkumbezoj demokraci e prosperitet e ne mengjes gjithekush do te gdhihet ne shtepine e tij. Çdel nga kejo?
Dite me pare duke levizur neper Tirane me mjet e ne punen time, ne nje prej kryqezimeve te saj, me semafore me sinjale gjysmak e strabik, pasi kalova rreth 20-30 m nga ky kryqezim, si nje skuth, me shpifet polici rrugor e me tabele me komandon per te ndaluar. Pas nje pershendetje te shpifur e pa sqaruar se pse me ndaloi, me kerkoi dokumentat e me pas, me falni per shprehjen, gjithe pordhe mu hakerrye e me pyeti se pse kisha hyre ne kryqezim me sinjal te gabuar. Nuk ishte fare e vertete. Isha krejt ne rregull, por makina para meje kishte hyre ne krahun e gabuar e duke pritur per tu kthyer, sinjalet kishin nderruar e une veprova si cdo njeri normal, vazhdova drejt e sic thashe me siper, rashe direkt e ne goje te ujkut.Te nje ujku zgjebanjos, me nje kapele qe skishte lidhje me koken qe mbante,me sy te zgurdulluar qe i piceronin,ndofta nga alkoli e nga hilet, me nje bark pothuaj te gatshem per te marre rugen e te pareve te vet. Nuk ishte nga garda e vjeter. Me sa duket nga ata me akademi. Mu duk se mund ta sqaroja, por hoqa dore menjehere kur nofulla e tij u shtremberua kaq fort sa mu duk sikur do te shqyente patenten, te cilen me tha se do ta bllokonte. Pasi i kerkova falje per shqetesimin qe i solla, u morem vesh plotesisht. Ai i kenaqur qe kreu detyren e vet ne menyre perfekte, kurse une u largova me dhimbje koke e me ndjenje te vjellti, qe ende nuk me ka ikur. U morem vesh me gjuhen e vjeter. Me ate gjuhe qe ne pergjithesi meren vesh te gjithe, me gjuhen e Gezim kulufit, ndjese paste! Gjithe dita me nisi per m… Isha ne pune time e nje perfaqesues i shtetit tim, mu ngaterrua neper kembe, mu fut ne hesapet e mija, me shqetesoi, me shkeli me kembe , me dhunoi me pa te drejte. Nderkohe, analistet vazhdojne e flasin mbi perfeksionimin e kushtetutes, per tju afruar sa me teper asaj te Ufo-ve. Kohe kur nje opinionist i famshem, sa me nder pordha e Bruno Vespes, ka filluar te meret me best sellerat, nderkohe qe ketu edhe per librat shkollore, shiteset, kur deklarojne cmimet, marin ne heshtje nga nje te hengert mortja, Kohe kur nje folese idiote ekrani, monster e BBC, qesh, pezmatohet, miraton e fryn buzet si vic, kur jep lajmin e llahtarshem se kryeministri ka shprehur pakenaqesi per cilesine e pastrimit te kazaneve te plehrave. Kohe kur gruaja tip bjonde e te drejtave te njeriut, sa here qe vjen nga Helsinki, megjithese me mundim te jshtezakonshem, perseri nuk e ka zgjidhur menyren e hapjes te dosjeve te te currufjepsurve qe kane mbetur ende qysh nga koha e lavdishme e 200 petritave e sorrave, nderkohe kur ne mes te dites ne kryeqendren e Tiranes , popullsise te gjinise te saj, shkelja e te drejtave te tyre fillon me perkedheljen e vockel te te thyerit te turinjeve. Menyre jo e keqe per te nxjerre rrogen e bekuar, per te dhjeten e te ciles, te tjeret vjellin gjak.
Nejse, me pas gjithecka nisi nga e para. Levizja me kujdes neper rrugen ne krahe te Bankes, per te mos ja hipur a ma hipur ne zverk ndonje makine, nga gjithe ajo lukuni qe leviz vetem me instikt. Pa hyre ne uren e Lanes, nje kakofoni bilbilash, sirenash e ulerimash, pezulloi krejt ate trup bastard hekurash e gomash, e pese minuta me vone nje legen futur ne nje bens te zi, rrethuar e shoqeruar nga 5-6 mjete te tjera e nja 2 motorre te policise rrugore, depertoi ne menyren me te shemtuar qe mund te bej vaki. Nje prej fuoristradave ju afrua shume afer njeres prej mjeteve qe po prisnin, e nga dritarja e saj nje koke trecerek e qethur, me nje dore si shpute ariu e goditi ne pasqyre e duke thirur me mbrapa o shkerdhate e pershendeti me nje shuk peshtyme te qelbur, imazhi i te ciles na mbuloi e na helmoi te gjitheve. Pas pak gjithecka u stabilizua,e gjithekush u nis ne drejtim te vet, megjithese dita ishte bere bajge qysh ne mengjes. Ekonomia e tregut edhe ate dite do te lulezonte ashtu si bimet e domates ne qoshe te ndonje muri te vetmuar. Ne darke,ne emisionin e po Bruno pordhes, dy injorante, nje prej te cileve i veshur ushtarak, hidhnin e pritnin sllogane bajate mbi zbatimin e rregullave te qarkullimit e tregonin statistika mbi aksidentet me vdekje, duke nxjere ne pah se ketu te ne, si pasoje e punes teper serioze qe bejne organet e specializuara , vdesin me pak se ne Gjermani , France apo ku dreqin e di. Me keq ska ku shkon. Nepunes injorant, studjo idjote, qytet i cakorduar, shtet fshatar. Ka shume mundesi qe duke filluar qysh nga i pari i qeverise e deri te ky det nepunesish te peshtire, mbizoteron ideja se gjithecka fillon nga Ky, apo Ai. Mendojne se qithecka para tyre eshte nje tufe delesh, nje turme qe do mbajtur ne presion, nje grumbull budallenjsh qe genjehen e mashtrohen ashtu si hindjanet e Kolombit, me copa pasqyrash. E kejo eshte tragjedia! Nje vend i plote e i bukur, u kandis per faqe te zeze. Na drejtojne nje grusht morracakesh e ne krye te tyre qendron më morr i morrave. Nje faqezi qe komunizmin e vet prej fshatari u perpoq ta maskonte me nje antikomunizem te peshtire e dogmatik, nje kryeinjorant me nje zgjuarsi pathollogjike, e cila ne kohen e Atij te hapte cdo dere qe te conte ne kariere, te shisje dengla gjoja perendimore, te spiunoje e denoncoje, te shisje shpirtin edhe shejtanit, e qe ne kohet e sotme nuk te con dot as deri ne hale. Siç po shkojme. Po te ishte ne doren e ketij perbindeshi e te bandes perverse qe e rrethon, me siguri, qe me kohe do te kishim arritur ne … te semes. Me sa duket ky eshte cmimi qe duhet te paguajne ata popuj te gjore qe lejojne te eksperimentojne ne kurriz te tij utopizma, pjella te te cilit nuk jane veçse keto surrogato, qe ende nuk ju eshte larguar era e perçit te formimit te vet.
Ja, keshtu e mbylla kete kapitull, kapitullin e dhier te qarkullimit ne kryeqytetit tone krenar. Te shohim csurpriza do me sjelle vizita qe detyrohem te bej ne spital neser, qysh ne pike te sabahut. Mjere une!
