Rastet e ankimeve ne gjykata nga nepunesit
Komisioni i Sherbimit Civil ka treguar kujdes te vecante per zgjidhjen e ankesave te trajtuara duke arritur ne perfundime te bazuara ne ligj dhe ne nje hetim te kujdesshem dhe te gjithanshem administrativ te ceshtjeve. Nga 261 ankesa te shqyrtuara gjate 2011 ne 92 raste eshte pranuar pranimi i tyre ne 29 prej tyre eshte realizuar pranimi i pjesshem ne 62 raste eshte vendosur rrezimi i ankesave dhe ne 60 raste u vendos pushimi i shqyrtimit te tyre per shkaqe te ligjshme. Sipas raportit Komisioni i Sherbimit Civil po funksionon me 4 anetare e kjo ka sjelle pengese ne veprimtarine e tij sidomos ne kushtet kur nuk lejon vendimmarrjen. Ne keto raste jane 13 gjate 2011-s. Ne 261 raste KSHC ka 212 raste qe ka marre vendime me vote unanime dhe ne 36 raste ka pasur mendim pakice. Ne Gjykaten e Tiranes jane regjistruar 19 padi kunder vendimit te KSHC-se. Ndersa 46 raste jane kur institucionet kane paditur kete institucion ne gjykate per vendimet e marra.