Mos u bëni servil të Thaçit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti apeloi tek partitë politike të Luginës së Preshevës që mos të besojnë shumë tek kryeministri Kosovës Hashim Thaçi, sepse ai është duke i gënjyer mbi 2 milion qytetarë të Kosovës, kurse me ata të Luginës e ka shumë lehtë të merret sepse shumë më lehtë i gënjen, transmeton agjencia e lajmeve “Pesheva Jonë”
Në vazhdim kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti akuzon kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin që jo vetëm se nuk i mbrojti shqiptarët e Luginës së Preshevës para dhe pas heqjes se lapidarit, por ai gjenë mënyrë tjetër e i akuzon ata.
Kurti thotë se lapidari nga qytetarët nuk ka mund të mbrohet sepse xhandarmëria serbe më 20 Janar nuk erdhi vetëm që ta reklamoj armatimin por ajo ka ardhur edhe që ta përdorë.
Ai thotë se nuk mund që Kosova në bisedime të kushtëzojë Serbinë as për pozitën e shqiptarëve në Luginë, kurse bisedimet për veriun janë duke e afruar Kosovën me Serbinë./Indeksonline/