Serbët bllokojnë EULEX-in

Serbët e veriut edhe sot bllokuan konvojin e automjeteve të EULEX-it në veri të Kosovës.
Kolona e misionit evropian u ndalua rreth orës 11:00 në Rudare afër Zveçanit.
Sipas agjencisë së lajmeve “Tanjug”, e cila transmeton deklaratat e serbëve lokal, shkak i kësaj bllokade ishin dyshimet se EULEX-i po transportonte doganierët kosovar në vendkalimin kufitar në Jarinje./Indeksonline/