Mos u gënjeni në performancë
"Mos u gënjeni" është performanca franko-shqiptare që vjen sot në ditët e Pranverës Franceze. Qendra Kulturore Tirana në bashkëpunim me Ambasadën Franceze organizojnë sot në orën 10.00 konferencën e teatralizuar joformale "Mos u gënjeni". Sipas organizatorëve qëllimi i kësaj konference është që të tregojë epërsitë e teatrit mbi artete tjera. Ky këndvështrim piktoresk, realizuar në bashkëpunim me një piktor, mbështetet në një demonstrim sa të rremë aq dhe humoristik. Marrin pjesë animatori grafik Pierre Leloup, autori i teksit Francis Colonel dhe Nigela Ruka. "Kjo performancë shënon fillimin e teknikës së teatrit bilingual që do të jetë e pranishme në vijimësi në skenën e Teatrit të Metropolit. Për publikun spektakli do të jetë në orën 19.00 në skenën e Black Box-it në Akademinë e Arteve.