Mos u mërzit mami, kënga fituese e Festivalit të 50-të për Fëmijë
Shkodër- Mos u mërzit mami u shpall kënga fituese e Festivalit të 50-të të Këngës për Fëmijë që u mbajt për tre netë me radhë në qytetin e Shkodrës.
E kënduar mjeshtërisht nga vajza nga Tirana, Mishela Rrapo e me kompozim dhe orkestrim të Adrian Hilës kënga rrëmbeu zemrën e spektatorëve dhe jurisë së këtij festivali.
Nata finale e këngës për fëmijë, e konceptuar si një mbrëmje e vërtetë gala, mirëpriti edhe amasadorin e SHBA-ve në Tiranë, zotin Aleksadër Arvizu i cili pasi i dorëzoi fitueses çmimin tha se të jesh nga qyteti i Shkodrës të bën të ndihesh krenar.
Këtë vit zërat e vogëlueshve dolën nga salla e teatrit ‘Migjeni’, ku tradicionalisht mbahet festivali, për të gjallëruar me zërat dhe harenë e tyre rrugën ‘Pedonale’, e cila është kthyer në skenën të hapur për aktivitete të ndryshme.
Pjësëmarrës në 50-vjetorin e festivalit ishin fëmijë nga mbarë trevat shqipfolëse të cilët u prezantuan me 24 këngë. E veçanta e këtij festivali ishte se në këtë 50-vjetor risolli në kujtesë shumë këngë të mbetura në memorien e brezave të tërë në rrugëtim e tij gjysmë shekullore, e të rikënduar nga këngëtarët që tashmë kanë shënuar emrin me gërma të arta në muzikën shqiptare.
/IDEA/