E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës- Gjendet e pajetë një foshnje në jetimore

Durrës- Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Durrësit dhe mbarë opinionin publik kur një foshnje vetëm 3 muajshe është gjetur e pajetë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se foshnja është gjetur e pajetë në shtëpinë e fëmijës në lagjen numër 8 të qytetit bregdetar.

Policia thotë se foshnja me iniciale A.L ishte gjetur e vdekur në krevatin e saj dhe dyshohet për shkaqe natyrale.

Mësohet së ishte braktisur 3 muaj më parë nga e ëma në maternitetin e Durrësit dhe prej asaj dite jetimorja kujdesej për të.

Ndërkaq policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë për të zbuluar shkaqet që i morën jetën foshnjes 3-muajshe.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›