E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosdorëzimi i kreut të Omonia-s, AK protestë në Korçë

KORCË- Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot një protestë përpara drejtorisë së policisë së Korcës, për mosdorëzimin e Kreut të organizatës Omonia, i cili u dënua me 1 vit burg për dhunimin e varreve në Boboshticë.

Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi mbajnë në duar parrulla si ‘Na kthe eshtrat Gjeneral’, ‘Jo pazare me Athinën’ dhe ‘Qeveria tundi eshtrat e të parëve’.

Protestuesit e mbledhur fillimisht përpara drejtorisë së policisë kanë marshuar më pas drejt konsullatës greke. Ata shprehen se Greqia nuk duhet të ndërhyjë në punët e Shqipërisë”.

Kujtojmë se policia e Korcës e ka shpallur në kërkim të pandehurin kryesor për skandalin tek varrezat në Boboshticë, Naum Disho.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›