E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Shqipëria hapa para në fushën e menaxhimit të ujit

TIRANË- Shqipëria ka bërë hapa para në fushën e menaxhimit të ujërave, kryesisht në përafrimin e legjislacionit vendas me atë evropian, tha ministri i Mjedist, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave Fastmir Mediu, në konferencën ndërkombëtare të ministrave Përgjegjës për Ujin, me temë “Duke punuar së bashku për një të ardhme të sigurtë të ujit”, mbajtur në Stamboll (Turqi).

Sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit të MMPAU, Mediu theksoi se në të ardhmen vizioni i dalë nga kjo konferencë, do të jetë pjesë integrale e legjislacionit shqiptar për ujërat, tashmë i hartuar konform direktivave evropiane.

Mediu theksoi se Shqipëria merr në konsideratë zhvillimet dhe direktivat e dala nga kjo konferencë, duke u fokusuar në bashkëpunimet rajonale, të cilat shërbejnë për probleme sidomos ata që kanë të bëjnë me ndryshimet klimaterike, ndërtimin e sistemeve metrologjike, shfrytëzimin e qendrave të ekselencës, komunikimin dhe pjesëmarrjen në një database të përbashkët, përgatitja për krijimin e një fondi të përbashkët për ndërtimet infrastrukturore për veprat ujore, pra një mori mundësish që do t’i shërbejnë vendit tonë.

Gjithashtu, ministri Mediu u shpreh se përqasja e një filozofie të tillë, ka nevojë jo vetëm për rolin e ekspertëve, por edhe dëshirën e mirë dhe frymën e bashkëpunimit mes qeverive të vendeve anëtare të kësaj konference, të cilat duhet të jenë dakord së bashku në vendosjen e ligjeve dhe të rregullave të reja për menaxhimin e integruar të ujrave.
Gjatë vizitës në Stamboll, Mediu pati edhe një takim me homologun turk, me të cilin ndau interesin e përbashkët të dy vendeve në bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›